Kërcim me shkop në oborr… Risia më e fundit e atletikës

Periudha e karantinës i ka sfiduar organizmat sportivë por edhe sportistët për të gjetur rrugë të reja konkurrimi. Dhe një konkurrim i tillë ka ndodhur në disiplinën e kërcimit me shkop, atje ku përballë njëri-tjetrit 3 nga sportistët më të spikatur të momentit, siç është ish-kampioni olimpik, Reno’ Lavileni i Francës, mbajtësi aktual i rekordit botëror, suedezi Mondo Duplantis, dhe kampioni në fuqi i botës, Sem Kendriks. Në atë që ishte një garë e kërcimit me shkop në oborrin e shtëpisë, Kendriks po garonte nga Oksfordi i Misisipit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Duplantis nga Lafajeta e Luizianës po në SHBA, ndërsa Lavileni nga oborri i shtëpisë së tij në Klermont-Ferrond në Francë, plot 8,000 larg. E mbiquajtur “Përballja më e Spikatur në Kopësht (The Ultimate Garden Clash), të 3 atletët provuan të kalonin lartësinë 5 metra sa më tepër që mundeshin brenda një afati kohor prej 30 minutash, në një format që e kishin miratuar më parë së bashku, ndërsa gjithçka erdhi nëpërmjet lidhje direkte me video, ku sportdashësit patën mundësi ta shikonin garën nëpërmjet rrjeteve sociale të Federatës Botërore të Atletikës. Duplantis krijoi një epërsi të hershme, para se të arrihej nga Lavileni, ndërsa Kendricks po mundohej të mbante tempin me ta. Në fund të 30 minutave, Lavillenie dhe Duplantis kaluan lartësinë e 5 metrave 36 herë, ndërsa Kendriks 26 herë. Të 3 sportistët rrëfyen më pas se u kishte munguar konkurrimi dhe e shijuan këtë garë në distancë, të ndjekur nga dhjetëramijëra sportdashës anembanë rruzullit. Ndërkaq, Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës (World Athletics), Lordi Sebastian Koe ka thënë se shpreson të ketë ngjarje të tjera të tilla gjatë kësaj periudhe izolimi për shkak të koronavirusit. Ai ka shtuar se po shqyrtohet mundësia që të organizohet ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Published
Categorized as Lajme

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *