More

    Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Dibër 35-vjeçari

    Një 35- vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia është arrestuar në Dibër me qëllim ekstradimi. Për Besmir Alian ka pasur urdhër-arresti nga Gjykata e Trentos për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

    “Kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë sepse shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

    Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here