More

    Kodiku i Purpurt i Beratit

    “Kodiku i Purpurt i Beratit” është një dorëshkrim mjaft i rëndësishëm për fillimet e shkrimeve Biblike. Duke gjykuar nga teknika e shkrimit mendohet se ai është shkruar në shekullin e VI p.e.s. Gjithsej ka 190 fletë, të shkruara me shkronja të derdhura në argjend. Bukurshkrimi është i veçantë ndërsa gërmat janë të medha (majuscule).

    Ai përmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Lënda e dorëshkrimit është pergamen në ngjyrë të kuqe të thellë (purpurtë) prej nga ka marrë edhe emrin. Pjesë të tjera të rëndësishme të kodikut janë të derdhura në ar. Kapaku i dorëshkrimit është më i vonshëm se vepra, ai është metalik dhe me zbukurime skenash biblike.

    “Kodiku i Artë i Anthimit” i përket shekullit të IX dhe është shkruar me gërma të vogla “minuscule”. Ai përmban 4 ungjijtë: sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Mateut. Figurat e ungjillorëve janë të rrethuara me korniza dekorative të ndërtuara me motive floreale dhe gjeometrike, rrathë dhe lule.

    Të dy kodikët e Beratit janë pjesë e Kujtesës së Botës. Koïchiro MATSUURA, Drejtor i përgjithshëm i Unesco-s, është shprehur në lidhje me dy kodikët e Shqipërisë se janë thesare të vërteta të trashëgimisë shpirtërore botërore.

    “”Kodiku i Purpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, përbën një referencë thelbësore për letërsinë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, për kulturën kristiane. Unesco-ja i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu