More

    Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Albin Kurtit: Të respektohet vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese

    Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.


    Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje, bëjnë me dije mediat kosovare.

    “Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venecias pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar”, – thuhet në komunikatë.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi më 1 maj Komisionit të Venecias kërkesën për të dhënë opinion në lidhje me kompetencat e Presidentit të Republikës për shpërndarjen e Kuvendit dhe kompetencat e tij për dekretimin e kryeministrit të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

    Konflikti mes palëve filloi më 30 prill, kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në postin e kryeministrit të ardhshëm të vendit. Në të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar zbatimin e dekretit të pretendentit.

    Një ditë më pas më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa ta shqyrtojë çështjen e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

    Pas mandatimit të Avdullah Hotit, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti marrëveshjen për bashkëqeverisje me partitë e tjera më të vogla, duke formuar kështu një koalicion me bazë të gjerë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here