Nintendo ka shitur 3.29 milionë konsola Switch në tre muajt e parë të 2020-ës, një rritje me 33 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Në total Nintendo ka shitur 55.77 milionë konsola Switch duke tejkaluar shitjet e kombinuara të Nintendo 64 dhe GameCube të cilët u shitën 32.93 milionë dhe 21.74 milionë respektivisht.
Aktualisht për nga popullariteti kjo konsolë qëndron pas NES me 6.14 milionë shitje më pak. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë shitur 21.03 milionë konsola Switch, 1.53 milionë më shumë sesa kishte pritur kompania.
Padyshim popullariteti i konsolave të Nintendo ka shpërthyer gjatë pandemisë së koronavirusit po jo vetëm.
Kompania nxori në shitje titullin Animal Crossing: New Horizons më 20 Mars dhe ky titull është shitur tashmë në 11.77 milionë njësi, shumë më tepër sesa Luigi Mansion 3, New Super Mario Bross dhe Super Mario Party dhe Splatoon 2. /PCWorld Albanian