Më shum

    Koronavirus do të ndikojë për 2-3 vjet mbi kalendarin sportiv

    Epidemia e koronavirusit, e cila ka shpërthyer në shkallë globale, mund të ndikojë në kalendarin sportiv ndërkombëtar për “dy apo tre vjet” dhe, sipas të gjitha gjasave, mund të ndikojë edhe në Botërorin 2022 të futbollit në Katar. Kështu ka deklaruar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Lars-Krister Olson, i cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters”.
    Virusi “Covid-19”, që ka infektuar mbi 3.13 milionë njerëz nëpër botë dhe ka shkaktuar mbi 218 mijë të vdekur, ka shkaktuar pështjellime në kalendarin e futbollit, aty ku spikat fakti se është shtyrë Kampionati Evropian i këtij viti për në 2021-shin, ndërsa kampionatet kombëtare dhe veprimtaritë kontinentale të klubeve janë pezulluar. “Botërori 2022” në Katar është parashikuar të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022 dhe Olsoni ka thënë se mbetet të shihet nëse do të ndikojë kriza edhe në këtë ngjarje të madhe. I pyetur se sa gjatë mendon se do të preket kalendari ndërkombëtar i futbollit, Olsson ka thënë: “Ndoshta dy apo tre vjet. Nëse virusi zhvillohet në një mënyrë edhe më serioze se sa është tani, atëherë është e sigurt që do të ketë problem në kalendarin ndërkombëtar. Kur garat lëvizin nga një vit në tjetrin, atëherë është normale që do të ketë rrëmujë. Por, mendoj se duhet të presim e të shohim se si do të ndikojë”. Olsoni, i cili është gjithashtu president i Ligave Evropiane, ka thënë se UEFA po planifikon ta përfundojë sezonin në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në gusht. “Nëse do të ishte e mundur kjo, atëherë do të nënkuptonte se mund të mbrojmë integritetin e fazës finale të sezonit aktual ndërkombëtar të futbollit. Por, sigurisht se duhet të marrim vendim për këtë nga fundi i majit”, – ka përfunduar Olsoni, duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here