Më shum

    Koronavirusi, kriminelët kibernetik përfitojnë nga frika e njerëzve

    Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po paralajmëron amerikanët që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që lidhen me koronavirusin duke thënë se “çdo ngjarje e madhe mund të shfrytëzohet nga grupe ose individë të caktuar për qëllime të këqia”. Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se kriminelët tashmë kanë filluar të përdorin frikën e përhapjes së koronavirusit për të manipuluar njerëzit.

    Agjensia tha se në një rast viktimat morën një e-mail në të cilin pretendohej se ishte nga një organizatë shëndetësore që përmbante informacione gjoja të rëndësishme në lidhje me virusin. Në e-mail kishte një dokument, që pas hapjes i kërkonte viktimave të shkruanin fjalëkalimet e tyre që më pas vidheshin ose infektonin kompjuterët me viruse.

    Shërbimi Sekret tha se skema të tjera mashtruese përdorin faqet e mediave sociale për t’i bërë njerëzit të dhurojnë para për shoqata bamirësie të lidhura me përhapjen e koronavirusit, ndërsa të tjerët përdorin reklama për pajisje mjekësore për të cilat tani ka kërkesa të mëdha, për t’i bërë njerëzit të paguajnë për gjërat që nuk do t’i marrin kurrë.

    “Frika mund të nxisë edhe individët normalisht të kujdesshëm të bëhen viktimë e mashtrimeve të ndryshme kibernetike,” thuhet në deklaratën e Shërbimit Sekret.

    Zyrtarët e Shërbimit Sekret u bënë thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm dhe se priten më shumë incidente të këtij lloji.

    Javën e kaluar, policia në Britani tha se viktimat kishin humbur më shumë se 1 milion dollarë në mashtrime të lidhura me koronavirusin. Zyrtarët e policisë thanë se shumica e këtyre incidenteve kishin të bënin me mashtrime për maskat, dhe në një rast një viktimë kishte paguar gati 20,000 dollarë për maska që nuk u dërguan kurrë.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here