Thuhej se fituesi i garës së Gjermanisë, për Botërorin e Moto GP, 2020, do të ishte Marc Márquez, duke patur parasysh që edhe problemet pas operacionit në shpatullën e tij të djathtë që do të kishin kaluar tashmë. Por anulimi, i Çmimit të Madh të Gjermanisë, ka bërë që piloti spanjoll ta nisë këtë sezon me 25 pikë më pak. Dhe Repsol Honda e kishte fituar këtë garë që nga viti 2010, madje duke u nisur gjithnjë nga poli, në pistën e Sachsenring, një skenar të cilin vetëm koronavirusi ka qenë në gjendje të shmangë një fitore tjetër të Hondës këtë vit. Piloti nga Cervera e filloiserinë e fitoreve të tij në vitin 2010, në klasin 125cc, vazhdoi me dy vitet kur ishte në Moto2 dhe nuk ka ndalur së fituari në MotoGP edhe kur garoi në klasin e mbretëreshës që nga 2013. Mbetet për t’u parë nëse do ta fitojë garën e njëmbëdhjetë në Gjermani, Marquez, apo do të prishet seria e tij e jashtëzakonshme e fitoreve, Por për këtë do të duhet të presim vitin 2021 e më tej.
Koronavirusi ndal fitoret e Marquezit
