Koronavirusi në Shqipëri që në janar? Përgjigjet ministrja e Shëndetësisë

Prej disa ditësh edhe në Shqipëri po zhvillohet debati nëse koronavirusi ka qarkulluar më herët se data zyrtare të “pacientit zero”. Në fillim Italia dhe më pas edhe Franca e kanë pranuar se pacientë me koronavirus ka pasur në vendet e tyre që pas Krishtlindjeve dhe në fillim të Vitit të Ri.


Në Shqipëri këtë tezë e kanë hedhur disa mjekë që kanë publikuar edhe grafi të mushkërive të pacientëve të tyre. Lidhur me këtë tezë ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që e ka hedhur poshtë pretendimin.

“Mund t’ju tjem që Komiteti i Ekspertëve me epidemiologë dhe mjekë që kanë ndjekur situatën që nga shfaqja e kësaj sëmundjeje nuk kanë asnjë të dhënë shkencore për ekzistencën e covid që në dhjetor apo në janar. Nuk bëhet fjalë për skanerat, por për analiza të certifikuara. Nuk duhet të ngatërrojmë skanerat e mushkërive me këtë çështje sepse nuk vërtetohet në këtë mënyrë” – tha ministrja në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *