More

    Kosovë/ Një tjetër person humb jetën nga Covid-19, 21 viktima në total

    Një tjetër i infektuar me koronavirus në Kosovë ka ndërruar jetë ditën e sotme.

    Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi, Arben Vishaj, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Sot në ora 11:30,për fakt të keq një person ka vdekur nga koronavirusi. Pacienti që ka humbur betejën me COVID-19, ka pasur sëmundje shoqëruese paraprakisht. Ky është pacienti i 21 i cili ka vdekur nga koronavirusi”, tha Vishaj.

    Ai ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 60 pacientë me koronavirus, pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi.

    Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here