Më shum

    Krimi makabër në Skrapar, gjykata lë në burg 37-vjeçarin Hamza Çela (VIDEO)

    Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afërmit të tij Raman Çela në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Henës, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur sot me “togat e zeza” të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e sigurisë. Vrasësi 37-vjeçar Hamza Çela është transportuar drejt Gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias, për shkak të situatës pandemike nga virusi Covid-19.

    Gjatë seancës që zgjati rreth 1-orë mësohet se, prokurori i çeshtjes Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37-vjeçarit që nuk është i pajisur me raport mjekësor ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psiqiatrik në Vlorë,e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Hënës. 77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela,që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarje,i kishte prerë atij kokën,damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë.

    77-vjeçari Ramadan Çela,që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit,ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për tu marrë me tokat bujqësore dhe pemtarinë,por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga Hamzai dhe pasi ra në tokë u masakruar nga autori,derisa gjeti vdekjen nga gjakëderdhja. Autori që shititi me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes,në përpjekje për tu larguar nga fshati.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here