Më shum

    Kura Perfekte Për Diabetikët – Si të Përdorni Kastravecin

    Ushqimet e pasura me fibër, frutat dhe perimet janë pjesë e regjimit të duhur ushqimor për diabetikët. Foto:Flickr

    Diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2,  është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit pasi prek rreth 5% të njerëzve.

    Diabeti prek kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti.

    Baza nga ku mund të filloni me parandalimin e kësaj sëmundje është sigurisht  stili i jetesës dhe ushqimi.

    Ushqimet e pasura me fibër, frutat dhe perimet janë pjesë e regjimit të duhur ushqimor për diabetikët.

    Këta të fundit duhet të shmangin gjithashtu ushqimet e përpunuara, të yndyrshme dhe me shumë sheqer.

    Ndër ushqimet më të mira për diabetikët mund të përmendim salmonin, arrorët, drithërat, patatet e ëmbla, xhenxhefili dhe kastraveci.

    Kastraveci Ka Nivel Të Ulët Glicemie

    Sipas disa studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, kastraveci renditet ndër ushqimet që kanë potencial për uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

    Veç kësaj, kastraveci ka një nivel të ulët glicemie, që do të thotë se nuk kontribuon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

    Çfarë Është Niveli i Glicemisë?

    Sipas të dhënave të AgroËeb.org, ka disa ushqime që arrijnë të rrisin nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejt.

    Kjo ndodh sepse karbohidratet arrijnë të transformohen më shpejt në sheqer, të cilin trupi e përdor për energji.

    Karbohidratet në fjalë gjenden më shumë tek sheqeri dhe buka.

    Indeksi i glicemisë përbën një mënyrë për të dalluar karbohidratet e mira që reagojnë ngadalë nga ato të këqija.

    Niveli i glicemisë matet nga 0 në 100.

    Për shembull nëse një ushqim ka një nivel glicemie më të ulët se 55 atëherë ai është i mirë.

    Niveli nga 56-69 konsiderohet mesatar ndërsa ai mbi 70 konsiderohet i lartë ose i keq.

    Fibra Dhe Vitamina C tek Kastraveci

    Niveli i glicemisë tek kastraveci është 15, që është shumë i ulët.

    Ky nivel i atribuohet faktit që kastraveci është një perime që përmban sasi tepër minimale të karbohidrateve dhe kjo është një vlerë e shtuar për diabetikët sepse teprimi me karbohidratet rrit nivelin e sheqerit në gjak.

    Veç nivelit të ulët të glicemisë, kastraveci rekomandohet për dietikët sepse ka shumë ujë dhe fibër. Kjo e fundit është e rëndësishme për ndjesinë e ngopjes dhe kundër mbipeshës.

    Kastraveci ka sasi të ulëta të glukozës por nga ana tjetër shumë kalium dhe vitaminë C.

    Ai duhet konsumuar rregullisht nga diabetikët të cilët duhet t’i përmbahen një regjimi sa më të pasur ushqimesh të shëndetshme./AgroWeb.org

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here