More

    Kush është biznesmeni i njohur 52-vjeçar dhe me lidhje politike nga Tirana, që do vritej nga terroristi nga Taxhakistani?

    Emisioni “Uniko” nga gazetari Spartak Koka ka zbuluar të tjera detaje për biznesmenin shqiptar që do të vritej nga një celulë xhihadiste e krijuar në Gjermani. Kjo celulë përbëhej nga disa shtetas nga Taxhikistani, të cilët janë arrestuar në Gjermani.


    Njëri prej tyre është 24-vjeçari Komrom Zukhurov, i cili u arrestua në Tiranë më 29 Prill për llogari të autoriteteve gjermane, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman.

    Në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21 Prill 2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

    Por sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare që iu referohen autoriteteve gjermane, grupi kishte marrë porosi për ekzekutimin e një biznesmeni në Tiranë kundrejt shumës shpërblyese prej 40 mijë Dollarësh. Por kush është biznesmeni?

    Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se emisioni “Uniko” ka arrritur të mësojë se bëhet fjalë për një 52-vjeçar, një personazh i njohur në fushën e biznesit, por dhe kontrovers, për shkak të problemeve të shumta dhe shkeljeve të shumta ligjore të konstatuara në biznesin e tij.

    Me aktivitet dhe me lidhje ndërkombetare, një personazh qe ka njohje te shumta në drejtësi të cilët e ndihmuan t’ja hidhte paq disa vite më parë në disa çështje gjyqësore, 52-vjeçari është bërë objekt dhe i deklaratave të politikës.

    Sipas të dhënave, vrasja e tij pritej të kryhej vitin e kaluar por dështoi për arsye që për publikun mbeten ende të paqarta.

    Por përse u porosit vrasja e tij? Një pistë dyshohet të jenë mosmarreveshjet me klientët ndërkombëtarë. Por kush e porositi vrasjen dhe përse kjo porosi iu dha një grupi ekstremist nga Taxhikistani dhe kjo mbetet e pa sqaruar.

    Emisioni “Uniko” disponon emrin e biznesmenit, por për arsye tërësisht profesionale, etike dhe në respekt të punës së institucioneve ligjzbatuese që e kanë klasifikuar si tepër sekret këtë informacion dhe që po vijohet bashkëpunimi me autoritetet ndërkombëtare për ta zbardhur plotesisht të gjithë celulën, per momentin kemi zgjedhur të mos e bëjmë publik.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here