Laborator droge në shtëpi/ Nënë e bir me pranga në duar, dalin para gjykatës në Fier

Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës së Fierit në pritje të masës së sigurisë nënë e bir nga Fieri, Qamile dhe Anxhelo Kapaj, brenda banesës së të cilëve policia zbuloi një laborator për rritjen e kanabisit.


Të dy janë shfaqur me pranga në duar, ndërsa transportoheshin nga paraburgimi drejt gjykatës.

Qamile dhe Anxhelo Kapaj u ndaluan pasi në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar u gjet një laborator droge dhe u sekuestruan 312 rrënje kanabis sativa. Në kërkim është ende kryefamiljari Aleksandër Kapaj.

Ajo çfarë i zbuloi familjen Kapaj në aktivitetin e paligjshëm ishte fatura e lartë e energjisë elektrike.

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *