Më shum

    LAJM I FUNDIT/ Konfirmohen edhe 10 raste të reja me koronavirus në vendin tonë

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot për të dhënat e reja të COVID-19 në vend. Sot MSH deklaron se janë 10 raste të reja me COVID 19 në vend gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 736 numrin total. Nga rastet e reja, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se janë 9 janë në Tiranë dhe 1 në Shkodër.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

    Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve.

    Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

    Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. 

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

    Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

    Latest news

    Për nder të 28 Nëntorit, shqiptarët në Nju Jork brenda natës mbushin lagjet me flamurin kombëtar

    Shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e kanë dëshmuar se janë më të bashkuar se...

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here