More

    LAJM I FUNDIT/ Vritet një person në Vlorë

    Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur në Vlorë pas një sherri me sende të forta me fqinjin për çështje pronësie.

    Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 10:04 në lagjen “11 janari” në Vlorë ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për çështje pronësie.

    Gjatë sherrit me sende të forta ka mbetur i dëmtuar rëndë B.M 60 vjeç.

    Vlorë/ Informacion paraprak i policisë

    Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
    Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here