More

    Lashtësia e Çamërisë dhe përse prej fjalës “shqipe” u quajt Epir

    Nga Abedin Rakipi

    Ky qytet antik para-helenik gjendet ne kodrën jashtë fshatit Lëkurës, në Çamëri…

    Qyteti u themelua nga Kaonët e toskërisë në shekullin e XIV para Krishtit dhe u rindërtua nga çamët Thesprotë disa herë.

    Sipas mitologjisë këtu zhvillohej riti i Orakullit të vdekjes, për të cilin kanë folur historianët e lashtë…

    Ky qytet ishte nën kontrollin e çamëve thesprotë, për të cilët historiani i lashtë grek Teukiditi thotë se nuk flisnin greqisht, por barbarisht (shqip).

    Grekët e dinin që në Çamëri ka aq shumë elemente historikë për ta rrëzuar fallsitetin e mitologjisë së tyre, prandaj bënë çdo gjë që ta merrnin Çamërinë…

    Shqiptarët e Çamërisë, shqipes i thonë ipe në dialektin e tyre. Dihet që Pirro kishte shqiponjën me dy krena si emblemë të tijën, kurse ushtarët e tij i thërriste “ipe-shqiponja”.

    Historiani dhe njëkohësisht gjeografi i parë i lashtë që permendi fjalën Iperios (greqisht Ἤπειρος) në shekullin e VI para Krishtit, ishte Hekateusi i Miletus nga Lidia.

    Nga kjo fjalë rrjedh fjala moderne Epir. Iperios apo toka e ipeve (shqipeve) është më kuptimplotë dhe racional sesa pretendimi grek që kjo fjalë do të thotë “kontinent”, duke marrë parasysh se çfarë kulti kishin zhvilluar këta njerëz për shqiponjën. Banorët e Epirit u quajtën Ipeirotón (Ἠπειρωτῶν), ose në formën e romanizuar Epeirotan. Kjo monedhë e iperiotëve është e vitit 234 para Krishtit…

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here