Categories: Lajme

Leclerc bëhet aktor

Këtë fundjavë, Charles Leclerc, duhej të zhvillonte për të tretën herë Çmimin e madh të shtëpisë në timonin e një makine të Formula 1. Por pezullimi i Botërorit, për shkak të pandemisë, e ka anuluar nga kalendari i 2020, garën e Monte Carlos.
Por Leclerc gjithsesi do ta kujtojë këtë fundjavë të majit, falë një dite tepër speciale, që nisi në mëngjes me një Ferrari që e priste te dera. Nuk bëhej fjalë për një SF1000, por ishte një SF90, me të cilën, Charles ka përshkuar rrugët e Principatës, ato që zakonisht bën para nisjes së garës. “Ishte një ditë shumë e veçantë – ka thënë Leclerc – por, nuk doja të dukesha si një aktor, sepse në pjesën më të madhe të kohës kam bërë atë që bëj zakonisht. Kishte disa momente kur mu desh të recitoja një pjesë. Ishte një ndjesi e veçantë, një eksperiencë e pëlqyeshme”.
Prezent në këtë shfaqje ishte presidenti i Ferrarit, John Elkann, princërit Andrea e Pierre Casiraghi dhe princesha Beatrice Borromeo. Pas eksperiencës së tij të parë në botën e kinemasë, Leclerc tregon edhe padurimin që ka për nisjen e botërorit të Formula 1 për 2020. “pas një muaji do të nisë sezoni – ka thënë piloti i Ferrarit duke buzëqeshur. – Mezi pres të dal në pistë. Ka qenë një pritje shumë e gjatë, kemi kaluar muaj pa mundur t’i japim makinës e besoj se nuk do të jetë e lehtë të rinisim. Por ju siguroj që jam stërvitur shumë. Rishihemi në Austri!”

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Autoktonia ilire në Kretë si dhe monedha e saj shkruar Elyrion

Shkruan: Aleksander HASANAS Elyros ishte një nga qendrat më të rëndësishme urbane të Kretës jugperëndimore,…

4 hours ago

Karnavalet e Korçës – performanca e kolonjarëve, qershia mbi tortë

Në karnavalet e Korçës, Kolonja mori pjesë për herë të parë Karnavalet e Korçës -…

4 hours ago

Studim mbi fjalën e lashtë nga PAlb: “Flaka” Etimologji

Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “Shkaba” – Shqiponja qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një…

5 days ago

“Toka” sipas mitologjisë së hershme në gjuhën e pellazgut të parë

Shkruan: Aleksander HASANAS Toka- është planeti i tretë i sistemit diellor, mendohet të jetë rreth…

5 days ago

Çfare fshihet pas emrit Merkuri – Etimologji

Mërkurri është planeti më i vogël dhe më i afërt i Diellit nga tetë planetet…

5 days ago

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

2 months ago