Më shum

    Lëngu i Bizeleve Për Pastrimin e Mëlçisë – Trajtimi 3 Ditor Që Ju Duhet

    Këto vlera e bëjnë bizelen të shkëlqyer kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës. Foto:Flickr

    Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme.

    Vendlindja e bizeles është Azia perëndimore dhe Afrika e Veriut.

    Gjurmë të bizeles janë gjetur që në shekullin e pestë para Krishtit në Egjipt dhe Gjeorgji.

    Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori.

    Në një 100 gramë bizele gjenden 81 kalori.

    Bizelet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6.  Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium.

    Këto vlera e bëjnë bizelen të shkëlqyer kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave , parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

    Mënyrat e gatimit të bizeles janë zierja ose gatim në avull, megjithatë të mirat e saj mund të merren edhe nëpërmjet lëngut të bizeles që me barishte dhe fruta të tjera ofron një dozë të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh.

    Këtu do të mund të lexoni një recetë për gatimin e jahnisë së bizeleve.

    Lëng Bizelesh, Spinaqi, Molle, Kastraveci Për Detoks

    Lëngu i mëposhtëm ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës.

    Kombinimi i spinaqit, bizeles, limonit, kastravecit dhe mollës ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimit të mëlçisë dhe hidratimit të trupit.

    Përbërësit:

    1 grusht bizele

    1 filxhan çaji spinaq

    1 mollë jeshile e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat

    1 limon pa lëkurë dhe bërthama

    Gjysmë kastraveci

    Një majë luge çaji kripë.

    Kalojini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe të perimeve, shtoni kripën dhe pijeni lëngun menjëherë.

    Këtë lëng mund ta pini rregullisht për tre ditë për një pastrim cilësor të organizmit nga toksinat e dëmshme që shkaktojnë një sërë sëmundjesh kronike dhe të rrezikshme. /AgroWeb.org

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here