Një seri pamjesh dhe videosh të flagshipit të ardhshëm të LG tashmë janë publikuar dhe më të fund kemi edhe një datë debutimi zyrtare nga ana e kompanisë për LG Velvet.
LG Korea publikoi një ftesë dhe një video të një evenimenti që do të mbahet më 7 Maj.
Ashtu se informacionet e tjera të publikuara pak ditë më parë, çdo gjë rreth ftesës flet për dizajnin e smartfonit, kamerën “raindrop” dhe katër ngjyrat: aurora bardhë, aurora gri, aurora jeshile dhe illusion sunset.
Modeli i ri ka një dizajn të çuditshëm ku kamerat pasme janë renditur sipas madhësisë së tyre nga më e madhja tek më e vogla.
Kamera kryesore qëndron mbi sipërfaqe ndërsa tre dy të tjera nën xhamin e pasmë. Anët e telefonit janë të lakuara simetrikisht shtoi kompania.
LG i ka hyrë një aventure të re me shpresën për të ri-imagjinuar imazhin e kompanisë. Për herë të parë jo vetëm që do të ndryshojë dizajnin e smartfonëve por edhe emërtimet e tyre.
Ajo që ky telefon do të ketë ndryshe nga flagshipët e sotëm është porta e kufjeve 3.5mm. /PCWorld Albanian