Categories: Aktualitet

Marrëveshja në Këshillin Politik/ Çfarë thanë 3 palët pas mbledhjes para kamerave

Pas takimit të Këshillit Politik sot kanë reaguar Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi me apetrit Vasilin dhe Rudina Hajdari.


Tryeza e reformës zgjedhore/ Opozita e maxhoranca bien dakord për periudhat zgjedhore 


Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha në fund të mbledhjes se është arritur dakordësia mes palëve politike për disa çështje të rëndësishme.

Gjiknuri u shpreh se është rëndë dakord për të zvogëluar periudhën zgjedhore, si dhe është pranuar financimi miks.

Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë. 

Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.

Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fgushatës ka marrë dakordësim.

Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa”, tha Gjiknuri.

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili informuan për tre çështje të diskutuara, për periudhat zgjedhore, për financimin e partive dhe kuotave zgjedhore. Por Bylykbashi tha se këto tre çështje nuk janë problematikat kryesore duke theksuar se duhet të garantohet mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lire dhe në sekret të plotë.

Ai tha se po bëhen përpjekje për kompromis brenda 31 majit.

Bylykbashi: Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave.

Vasili: Ishte dhe një moment delikat i kuotës gjinore. Bashkëndamë një zgjidhje dhe një kompromis që kuota gjinore të respektohet duke pasur principin një në tre. Kemi kërkuar me forcë që kjo kuotë gjinore të ketë dispozita mbrojtëse për zbatimin e saj në praktikë. Mendoj që ekspertët do të sjellin një mendim të pranueshëm.

Bylykbashi: “Problematikat kryesore të procesit zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim i rëndë nga ODIHR dhe OSBE që të merren masa për ta mbrojtur. në ditët në vijim do diskutojmë masat që rregullojnë veprimtarinë e prok, policisë së SPAK në intimidimin e krimit ligjor. masa që do merren në QV, masa që të garantojnë që kutia nuk mbushet. Këto janë problemi real, që vota e zgjedhësit është e vërtetë dhe numërohet pa manipulime dhe gjitha çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që brenda 31 majit t’i diskutojmë dhe arrijmë në kompromis.” – konkludoi Bylykbashi.

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, doli kundër kompromisit të mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për këtë reformë.

Pas mbledhjes së tryezës, Hajdari tha se PS dhe PD kanë rënë dakord për financim miks të fushatave zgjedhore, duke kërkuar dyfishim të buxhetit nga qeveria, por sipas saj, këto para do të jenë të taksapaguesve shqiptarë.

Gjithashtu, Hajdari tha se nuk është dakord dhe me zvogëlimin e periudhës zgjedhore mes dative 15 prill – 15 maj dhe 15 tetor – 15 nëntor, pasi sipas saj, me këtë iu mbyllet dera emigrantëve, të cilët vijnë zakonisht në muajin qershor.

Propozuam një ligj për referendumin, pasi nëse do ta kishim këtë Teatri Kombëtar nuk do të ishte shembur sot. I bëj thirrje Lulzim Bashës të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare dhe të mos bëjë më marrëveshje me Edi Ramën, sepse sa herë gjendet ngushtë, ata bëjnë pazare.

Nëse ne ndryshojmë fashat e orarit të atyre që votojnë, ne I mbyllim derën diasporës. Në qershorvijnë shumë njerëz nga diaspora. Këta po heqin këtë fashë, duke iu hequr të drejtën diasporës për të votuar. Pra, me këtë ndryshim ne I mbyllim dy herë derën diasporës.

Një gjë tjetër, ishte financimi i partive. Kanë rëndë dakord PS-PD, që financimi të dyfishohet. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptar dhe minimum është të japin një shpjegim pse duan dyfishim të kësaj shume. Duhet t’iu japim shqiptarëve ndryshim të sistemit, ose t’i bëjmë të zgjedhin me referendum, nëse e duan ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari. ©Lapsi.al

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago