Më shum

    Mbush 3 muaj kryeministër, flet Albin Kurti: Më rrëzuan që të coptojnë Kosovën

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të punëve të qeverisë së drejtuar prej tij në këto 3 muaj. Sipas tij, 6 tetori është data kur u bë ndarja nga e kaluara e dhimbshme dhe e ardhmja e ndritshme. Në një video-mesazh ai tha se qeveria u rrëzua sepse duan një marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e coptim të territoreve, gjë që sipas tij, nuk mund t’i bënin me këtë qeveri.

    “Pamë se si disa aktorë në vend, në vend se të fokusoheshin në luftimin e përbashkët të pandemisë, luftuan kryeministrin. Një opozitë dhe një president që virusin nuk e shihnin si rrezik për qytetarët nga i cili duhet shpëtuar, por si mundësi për veten e tyre për të përfituar. Presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit u bënë bashkë që krizës shëndetësore t’ia shtonin edhe një të tillë politike. Kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme”, – tha ai.

    “Qeveria nuk u rrëzua për shkak të mospunës së saj por përpikërish për punën e mirë në luftën e korrupsionit. Me mua si kryeministër nuk lejojmë shpalljen e panevojshme të gjendjes së jashtëzakonshme”, – ka thënë Kurti duke hedhur dyshime edhe për marrëveshjen e LDK me parti të tjera.

    “Ne ende nuk e dimë çka ka në marrëveshjen me Listën Serbe. Të premten e pamë se si u nxor një dekret jokushtetues. Unë e kuptoj presidentin ceremonial që punët ka dëshirë t’i mbarojë jashtë orarit e jashtë ligjit, ama këtë nuk mund ta pranojmë e as lejojmë”, – ka shtuar Kurti.

    Kurti ka qenë kritik për përpjekjet që po zhvillohen për krijimin e qeverisë së re.

    “Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë pushtet pa zgjedhje. Protestat e tyre kanë pasur synim që të ndalin vendimet që cenojnë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Kurti duke theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. ©LAPSI.al

    Latest news

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here