Categories: Aktualitet

Mediat gjermane: Grenell dorëhiqet si ambasador i ShBA në Berlin

Richard Grenell do të dorëhiqet nga Ambasador i SHBA-ve në Berlin. I dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi do të tërhiqet nga posti i tij si Ambasador në Berlin brenda disa javëve të ardhshme, sipas gazetës gjermane Die Welt. Ambasada amerikane në Berlin përkohësisht do të drejtohet nga zëvendës ambasadori Robin Quinville.


Grenell nga dita e martë nuk do të jetë më as Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, post në të cilin u emërua në muaji shkurt. Të martën, John Ratcliffe do të betohet në vend të Grenell si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.


Richard Grenell u akuzua nga Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti se ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së tij, duke ushtruar trysni ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gjithashtu, ai ka qënë më tepër i interesuar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi se sa për përmbajtjen e saj. Grenell i ka bërë presion Kosovës të pranojë kërkesat e Serbisë si pjesë e “negociatave” për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

12 hours ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

15 hours ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

3 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

3 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

3 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

4 days ago