Presidenti i Republikës ka nxjerrë SMS-në e një diplomati të huaj në Tiranë dërgonte kur diskutohej çështja e Gjykatës Kushtetuese. Aty thuhet se Rama është ai që përcaktonte kandidatët për në këtë gjykatë.
Mirmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm me Ramën në telefon. Ata nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord. Rama ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e Presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. M’u kërkua t’jua kaloja këtë SMS.” – thuhet në SMS.
Sipas Metës ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt.
“Ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. Aty është qëndrimi i tyre” – tha Meta.