Meta për Maks Velon: Zëri i tij kritik do t’i mungojë mbrojtjes së interesit publik

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së arkitektit të njohur Maks Velo, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 84-vjeçare.


Meta e ka cilësuar një lajm të trishtueshëm për një figurat më inovatore të artit shqiptar, simbol të antikonformizmit dhe lirisë së mendimit.


‘Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm.

Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.

Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë!

Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike.’

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *