More

    Meta për shembjen e Teatrit: Duhet të zgjohemi për të krijuar një front të përbashkët!

    Presidenti Ilir Meta e nis këtë të hënë me një mesazh për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se shembja e tij brutale ka indinjuar jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe ata në Evropë.


    Kreu i Shtetit publikon këngën e artistëve zviceranë kushtuar Teatrit, teksa thekson se “kjo këngë homazh duhet të na zgjojë e frymëzojë të gjithëve për të krijuar nga front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. 


    Mesazhi i Metës: 

    Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
    “Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
    Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. ??

    ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

    E latë dalëngadalë të vdesë,
    E katandisët dalëngadalë
    Në një gërmadhë
    Pastaj një të shtunë, natën
    Goditja finale!

    Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
    Që për njëzet e shtatë muaj,
    Çdo mbrëmje, çdo natë
    Besuan tek kjo ëndërr
    Zemrën e tyre që rrihte.
    Përse?

    Dhuna e një pushteti
    Kujton të kaluarën
    S’e bëri tërmeti,
    E bëri pushteti

    Fikët një qiri
    Që i jepte dritë qytetit
    Dhe ne pyesim veten: Përse?

    Sa bukur ishte të luaje
    Në këtë teatër të mrekullueshëm

    Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
    Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

    Shkatërruat një histori,
    Duke mbytur çdo shpresë.

    Përse? Përse? Përse?

    Dhuna e një pushteti
    Kujton të kaluarën …

    S’e bëri tërmeti,
    E bëri pushteti

    Fikët një qiri
    Që i jepte dritë qytetit
    Dhe ne pyesim veten: Përse?

    Unë jam Teatri
    Unë jam Shqiptar

    Fikët një qiri
    Që jepte dritë…
    Që i jepte dritë qytetit

    Përse? Përse? Përse?

    E latë dalëngadalë të vdesë,
    E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

    Pastaj një të shtunë, natën
    Policia dhe buldozeri

    Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
    Çdo mbrëmje, çdo natë,
    Besuan te Teatri,
    Te një zemër që rrihte

    Fikët një qiri
    Fikët një flakë!

    Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here