More

    Meta pret Dukën: Ti kthehemi jetës futbollistike

    Presidenti Ilir Meta priti sot në takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit e ka njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.
    Presidenti Meta ka shprehur ka besimin se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.
    “Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti” ka theksuar presidenti Meta.
    Shqipëria u është bashkuar vendimit të marrë nga shumë vende europiane për të pezulluar kampionatin për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkaq ditët e fundit FSHF i ka dërguar qeverisë shqiptare një letër, ku i kërkon të krijohet një grup punë i përbashkët, për implementimin e protokollit të nisur më parë. FSHF ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të zbatuar me rigorozitet udhëzimet e ekspertëve të shëndetësisë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here