Më shum

    Metodat e Lehta Në Shtëpi Për të Trajtuar Zbokthin

    Kjo bimë e mrekullueshme jo vetëm që heq zbokthin por edhe ndjesinë e kruajtjes. Foto: Flickr

    Zbokthi është mjaft i bezdisshëm por nuk ka të bëjë vetëm me një problem kozmetik.

    Përtharja e lëkurës së kokës dhe stuhitë e grimcave të bardha që lëshohen nga floku shkaktohen nga një dermatit i lëkurës, myku, ekzema ose psoriaza.

    Zbokthi Kurohet Edhe Në Shtëpi

    Produktet kozmetike kundër zbokthit zakonisht përmbajnë substanca zinku kundër mykut dhe baktereve, katran që ngadalëson shumimin e qelizave të vdekura dhe acid salicilik që ndihmon në çlirimin e tyre me shpejtësi gjatë larjes.

    Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org një sërë përbës natyralë që gjendet lehtë në shtëpi ndihmojnë në zhdukjen e zbokthit.

    Aspirina

    Aspirina përmban acid salicilik ndaj është e mirë kundër zbokthit. Aspirinën pluhur mund ta shtoni në shampo sa herë që lani kokën. Mbajeni në kokë për 1 ose 2 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë e të bollshëm.

    Sodë buke

    Soda e bukës është një nga përbërsit që nuk mungon në asnjë kuzhinë. Ajo është efikase kundër zbokthit. Fërkojeni skalpin e lagur me një grusht me sodë buke . Mos e lani me shampo por shpërlajeni menjëherë.

    Soda e bukës pakëson sasinë e mykut që shkakton zbokth.  Soda mund ta përthajë flokun në fillim por me kalimin e kohës skalpi do të prodhojë vajra natyralë duke e lënë flokun të butë dhe pa zbokth.

    Uthulla e mollës

    Aciditeti i saj ndryshon pehashin e skalpit dhe vështirëson terrenin për rritjen e mykut dhe zbokthit. Përzieni një çerek filxhani me uthull molle dhe një çerek gote me ujë në një shishe dhe me të lyeni skalpin. Mbulojeni kokën me një peshqir për 15 minuta deri në një orë dhe më pas lajeni kokën si zakonisht.

    Bëjeni këtë dy herë në javë.

    Solucionet shpëlarëse të gojës

    Nëse zbokthi ka marrë përmasa shqetësuese pas larjes, flokun shpërlajeni me një solucion dentar pa alkol. Më pas përdorni zbutësin.

    Solucionet shpëlarëse të gojës kanë vlera kundër mykut dhe parandalojnë zbokthin.

    Vaji i arrës së kokosit

    Është një kurë që funksionon. Përpara se të bëni banjë, hidhni 3-5 lugë gjelle me vaj arre kokosi në skalp, fërkojeni mirë dhe mbajeni për një orë. Më pas lajeni kokën me shampo si zakonisht.

    Limoni

    Masazhojeni skalpin me dy lugë gjelle me lëng limoni dhe më pas shpërlajeni me ujë. Më pas, përzieni një lugë çaji me lëng limoni dhe një gotë me ujë dhe shpërlajeni kokën.

    Përsëriteni çdo ditë deri sa zbokthi të zhduket. Aciditeti i limonit ekuilibron pehashin e skalpit.

    Kripa

    Hidhni pak kripë mbi lëkurën e kokës. Bëni një masazh të mirëfilltë të skalpit dhe më pas lajeni me shampoo si zakonisht.

    Aloe Vera

    Kjo bimë e mrekullueshme jo vetëm që heq zbokthin por edhe ndjesinë e kruajtjes. Masazhojeni skalpin me xhel të aloe verës përpara se të bëni banjë.

    Koka nuk do t’ju kruhet më

    Hudhra

    Hudhra lufton bakteret dhe mykun që shkakton zbokthin. Me thelpinjtë e grirë e të shtypur mund të fërkoni kokën përpara se të bëni banjë. Për të shmangur erën e keqe mund të përzieni hudhrën me mjaltin.

    Vaji i ullirit

    Lyejini flokët dhe lëkurën e kokës me 10 pija vaj ulliri. Mbulojeni kokën me një qese dhe mbajeni gjatë natës. Të nesërmen lajeni kokën me shampoo. /AgroWeb.org 

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here