Microsoft së shpejti do ta bëjë më të lehtë përdorimin e disa dokumenteve Word dhe prezantimeve PowerPoint në të njëjtën kohë në iOS.
Gjiganti i teknologji u ka dhënë këtë mundësi tashmë testuesve të versioneve eksperimentale të Word dhe PowerPoint.
Testuesit të ashtuquajtur “insajderë” mund të provojnë opsionin e ri duke shkuar në Recent > Shared ose Recent > Open File List.
Më pas duke mbajtur dhe tërhequr dokumentin ose prezantimin e gjetur në listat e lartpërmendura drejt cepit të ekranit të iPad për ti hapur krah për krah.
Nuk dihet se kur kompania ka vendosur ta bëjë të disponueshëm këtë opsion për të gjithë përdoruesit por duke qenë se është në fazë testuese publike do të thotë se jemi shumë pranë lançimit të tij.
Ju mund ti bashkoheni versioneve beta në këto lidhje:
/PCWorld Albanian