More

    Mjekja flet për incidentin me policinë italiane: Po këndoheshin këngë shqiptare në hotel

    Ornela Gelaj, një nga mjekët shqiptarë që shërbeu për 1 muaj në Itali ka folur për eksperiencën e saj në spitalet e Breshias. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Gelaj ajo tregoi dhe për incidentin që kishin pasur në ditën e fundit me policinë.


    “Pavarësisht se unë nuk isha prezente nuk isha në ndodhi, mund të them ato që di. Në grupin tonë kishte një pjesë dhe familjarë dhe kishte emocione që do ktheheshin në familje. Pak të emocionuar se na bënë dhe një pritje në spital atë natë, nuk është e vërtetë ajo që u tha në media.

    Në hotel, u mblodhën në një dhomë dhe kënduan këngë shqiptare. I kapi euforia siç jemi ne si popull ballkanas. Por nuk ishte aq situatë e rëndë sa u bë. Ndoshta janë përpjekur që t’u shpjegojnë situatën policëve”, – u shpreh mjekja. ©LAPSI.al

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here