More

    MotoGP, gara e Spanjës ndryshon emrin

    - reklamë -

    Deri më tani, gara e Spanjës, është quajtur, Çmimi i Madh i Aragon, i Katalonjës, i Valencias, Komuniteti i Madridit, Evropian, Expo 92. Të gjitha këto gara të zhvilluara në tokën Spanjolle. Dorna tashmë ka njoftuar, pas marrëveshjes së saj me Qeverinë Andaluziane dhe Këshillin e Qytetit në Jerez, që Çmimi i Madh i Andaluzisë do të jetë emri i ri, i garës spanjolle. Ky është emri i dhjetë në histori, që i vihet Çmimit të Madh të Spanjës. Në Nieto janë planifikuar të zhvillohen dy gara radhazi, që nisin në 26 korrik. Por Carmelo Ezpeleta ka planifikuar që në Spanjë të zhvillohen gara edhe në Alcañiz dhe Cheste, gjithnjë në varësi të ecurisë së pandemisë. Sigurisht që me dyer të mbyllura. Pra nuk është për t’u habitur që kampionati botëror i Moto Gp është menduar të bëhet kryesisht në Spanjë, në përpjekje për të shpëtuar sezonin më të ndërlikuar në mënyrë logjistike në historinë e tij. Në mesin e parantezave të Jerez, Alcañiz dhe Cheste, plus Montmeló, është menduar që të ketë shtatë çmime të mëdha në spanjë, nëse autoritetet shëndetësore miratojnë protokollin e sigurisë me të cilin po punon ende Dorna. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë, në të cilin janë zhvilluar gara aq të bukura sa në Spanjë. Që prej fillimit të Kupës së Botës në Moto Gp, në Spanjë janë zhvilluar 421 gara. E dyta në listë është Italia, me 416 garat e saj.

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here