More

    MotoGp, Rosi: Potenciali im këtë vit, më i madh se vjet

    Valentino Rosi e pranon se ai ka më tepër potencial këtë vit, për shkak të ardhjes gjatë dimrit të kreut të ri të personelit të “Jamaha”-s, David Munjoz. 7 herë kampioni i botës në MotoGP bëri të ditur drejt fundit të sezonit të shkuar se do të ndërpriste bashkëpunimin me kreun e atëhershëm, Silvano Galbusera, i cili kishte qenë me pilotin italian që 2014-ta, kur kishte zëvendësuar kreun e mëparshëm dhe afatgjatë të Rosit, australianin Xheremi Burges. Rosi dhe Munjozi kanë nisur të punojnë së bashku që nga testet e pas-sezonit në Valencia dhe Herez dhe italiani kishte vetëm lavde për qasjen e veçantë të kreut të ri të personelit. “Kemi bërë testet dimërore bashkë, në Valencia, Herez, Malajzi dhe Katar, dhe përshtypjet e para kanë qenë mjaft të mira”, – deklaroi 41-vjeçari, kur u pyet për Munjozin. “Ai ka një mënyrë të ndryshme të të punuarit, edhe pse nuk ka shumë përvojë, por është një kryemekanik i ri, – ka vijuar italiani, duke folur për bashkëmoshatarin e tij. – Unë ndjehem mirë, sepse ai ka një qasje pozitive, është gjithmonë shumë i heshtur dhe ka një marrëdhënie mjaft të mirë me pjesën tjetër të skuadrës, me mekanikët. Atmosfera në skuadër është shumë pozitive, sepse të gjithë janë të lumtur. Dhe kjo sigurisht që ndihmon mjaft për rezultate të mira. Edhe nga këndvështrimi teknik, ai është gati për gjithçka. Ai e njeh motorin, ka punuar gjatë dimrit që të jetë gati dhe jam shumë kureshtar të jem me të në një fundjavë gare, sepse mendoj se kemi më tepër potencial sesa vitin e shkuar”, – ka përfunduar Rosi. Por veteranit duket se do t’i duhet të presë për të shuar kureshtjen e tij, pasi nisja e sezonit të ri të Moto GP-së nuk po duket kurrkund në horizont.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here