More

    Mustafa kundër Osmanit: Nuk po respekton LDK-në

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar nënkryetaren e partisë së tij, Vjosa Osmani. Mustafa tha se Osmani nuk po e respekton LDK-në dhe se dëshiron që ajo të punojë pa “teka personale” si kryetare e Kuvendit të Kosovës.


    “Vjosa është kryetare e Kuvendit. Vazhdon ta kryejë punën. Dëshiroj që ajo punë të bëhet mirë, të mos ketë teka personale, hidhërime personale në kryerjen e atij funksioni”, – ka deklaruar Mustafa në RTV21. Mustafa ka folur edhe për qëndrimet e fundit të Osmanit, që kanë qenë të ndryshme nga ato të shumicës së partisë.


    “Ajo është deklaruar sa u përket qëndrimeve të saj për mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re. Nuk hyj në qëndrimet e saj. Shumica dërmuese në LDK e ka përkrahur mocionin dhe formimin e qeverisë së re.

    Nëse është në krye me votat e LDK-së, duhet ta respektojë LDK-në. Vetë fakti që ka dalë kundër mocionit dhe kundër formimit të qeverisë në krye me njeriun e LDK-së, është mosrespektuese ndaj organizatës së vet”, – është shprehur Mustafa.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here