Categories: Kulturë

Muzeu kombëtar “Marubi” drejt UNESCO-s, dosja në listën e trashëgimisë botërore

Dosja “Marubi në Unesco” është gati.

Puna dy vjeçare është finalizuar dhe muzeu kombëtar i fotografisë, synon që brenda 1 viti të marrë përgjigjen pozitive për t’u njohur si trashëgimi botërore.

“Jemi shpresë plotë që kjo aspiratë e jona do të çelë dyer të reja. Patjetër që është një sfidë që po fillon, pra thjesht kemi përfunduar hartimin e dosjes. Ne besojmë fort që Shqipëria ka ende shumë për të treguar. Për ne kjo është mbi të gjitha një ushtrim i parë i njohjes së vetvetes,” u shpreh ministrja e kulturës Elva Margariti.

Drejtuesit e projektit, tregojnë se puna voluminoze është shoqëruar me konsultime dhe përfshirjen e ekspertëve vendas e të huaj, me qëllim që çdo fakt i paraqitur të jetë bindës.

“Jam shumë entuziast dhe në një ditë do jemi këtu kur ta shikojmë, qytetarët do jenë këtu. Kjo është patjetër një punë që i mbetet përjetë muzeut edhe Shkodrës në tërësi,” tha drejtori i muzeut “Marubi” Luçjan Bedeni.

‘Foto-Studio Marubi’, u themelua në vitin 1856 nga Pietro Marubi, ndërsa sot si muze kombëtar ka si pasuri rreth 500,000 negativë në teknika dhe formate të ndryshme, që dokumentojnë ngjarje, personazhe e fakte interesante të Shqipërisë./ atsh

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

11 hours ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

14 hours ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

2 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

2 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

3 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

4 days ago