More

    Ndërrojnë jetë 3 pacientë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, rekord të shëruarish në 24 orë

    Tre pacientë të tjerë me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 62 numrin total të viktimave.

    Por, lajm i mirë është se Maqedonia e Veriut ka shënuar numrin rekord të të shëruarve nga sëmundja COVID-19 brenda një dite.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 126 persona që janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 500 numrin e të shëruarve në nivel të Republikës.

    Gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 19 persona, nga 335 teste të kryera ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,386. Prej tyre,825 pacientë janë duke u trajtuar në institucione shëndetësore dhe në kushte shtëpiake.

    Sa i përket viktimave, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për dy raste të reja, një në Shkup dhe një tjetër në Kumanovë. Dy personat sipas njoftimit kanë vuajtur edhe nga probleme tjera shëndetësore.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
    Grupi Balkanweb

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here