Më shum

    Ndryshimet në Kodin Penal, Meta: Kauza e 2 Marsit qëndron

    Presidenti Ilir Meta thekson se do të jetë gjithmonë krah përpjekjeve për të rikthyer Shqipërinë në shinat e Kushtetutës. Në intervistën për emisionin “Kjo Javë” në News 24, ndërsa komentoi marrëdhëniet e deritanishme me qeverinë në luftën ndaj pandemisë, Meta tha se kjo sfidë e përbashkët e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është në interesin e tyre të gjithëve pa asnjë dallim dhe do të bëj më të mirën në këtë drejtim.

    Referuar protestës së 2 marsit dhe kauzës së saj, Meta tha se kjo është një kauzë që qëndron deri në rivendosjen e plotë të normalitetit kushtetues në vendin tonë dhe unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në këtë përpjekje për të rikthyer Shqipërinë në shinat e Kushtetutës dhe për të patur një shtet funksional, të cilin për fat të keq nuk e kemi ende për ato arsye që dihen.

    Pyetje: Vetë Kryeministri Rama është shprehur për një bashkëpunim të shkëlqyer të Presidentit të Republikës në këtë situatë. Ju e theksuat disa herë bashkëpunimin, se përse është ky bashkëpunim i Institucionit të Presidentit e qeverinë e mazhorancën, por nga ana tjetër ka shumë ditë që ky bashkëpunim është kthyer në kryefjalë le të themi. Ka patur dhe ka kritika përsa i takon marrëdhënies së Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama si një marrëdhënie më e relaksuar, më e ngrohtë. Ndoshta ju është bërë shumë herë kjo pyetje, por unë ju pyes sot si janë marrëdhëniet tuaja me Kryeministrin e vendit?
    Presidenti Meta: Unë besoj se qeveria ka të drejtë që i vlerëson marrëdhëniet si të shkëlqyera aktualisht në vlerësimin tim, pasi Institucioni i Presidentit ka bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar një atmosferë sa më bashkëpunuese apo parandaluese apo ndihmuese në menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate në të gjitha drejtimet.

    Sigurisht unë do të doja që bashkëpunimi edhe i qeverisë, edhe i institucioneve të saj të ishte edhe më i shpejtë, edhe më reflektues ndaj kërkesave institucionale të Presidentit të Republikës, megjithatë unë jam gjithmonë i duruar, sepse e kuptoj që ata ndoshta janë nën presione më të mëdha të vendimeve të ndryshme që duhet të marrin, por unë do të vazhdoj të bëj gjithçka për të qenë bashkëpunues me qeverinë,me opozitën, e cila ka patur dhe ka një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e gjithë kësaj situate dhe të mesazheve që përcjell, të ideve apo të propozimeve që bën apo qoftë edhe të kritikave, të cilat janë edhe normale, duke patur parasysh që është opozitë, dhe me të gjithë aktorët e tjerë. Unë mendoj që kjo është një sfidë e përbashkët e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është në interesin e tyre të gjithëve pa asnjë dallim dhe do të bëj më të mirën në këtë drejtim.

    Pastaj përsa u takon insinuatave, diversioneve apo problemeve të tjera, këto për mua janë të parëndësishme. Unë jam po ai që kam qenë dhe do të vazhdoj të jemi i njëjti në këtë Institucion, gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe të interesit më të mirë të popullit shqiptar.

    Pyetje: Zoti Meta nuk është larg data 2 mars, ku i gjithë bulevardi u mbush kuqezi, ju kishit një kauzë të madhe që i thërritët, e quajtët grusht shteti, e quajtët uzurpim të institucioneve, dhunim të Kushtetutës. Qëndron ende kjo kauzë zoti Meta?
    Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim, që kjo është një kauzë që qëndron deri në rivendosjen e plotë të normalitetit kushtetues në vendin tonë dhe unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në këtë përpjekje për të rikthyer Shqipërinë në shinat e Kushtetutës dhe për të patur një shtet funksional, të cilin për fat të keq nuk e kemi ende për ato arsye që dihen.

    Por, nuk mund të thuash se ka një koherencë midis këtij mesazhi, këtij qëndrimi sigurisht të bërë në një kohë tjetër dhe me një atmosferë tjetër me përmbushjen e përgjegjshme të detyrimeve të Presidentit në një situatë të jashtëzakonshme, siç është kjo e fatkeqësisë apo e kësaj pandemie, ku ajo që ka bërë Presidenti është pikërisht që ka bashkëpunuar dhe ka kontribuar për të patur në këtë fushë të Kodit Penal për mbrojtjen e shëndetit publik, që kishte një boshllëk të qartë, një legjislacion sa më demokratik, sa më europian dhe ndoshta më të avancuarin në kontinent.

    Kështu që nuk shoh asnjë inkoherencë, pastaj secili është i lirë të spekulojë. Por, edhe për çështjen për të cilën ne kemi dalëmë 2 mars, për disa nga çështjet që kemi dalë në manifestim, ato nuk kanë ardhur si rezultat i mosbashkëpunimit të Presidentit me Parlamentin, qeverinë. Ato kanë ardhur si rezultat i mosbashkëpunimit të Parlamentit me Presidentin, që u ka kërkuar në respektim të Kushtetutës, të përmbushjes së detyrimeve për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, etj.

    Pra edhe nëse ka patur një konflikt ai nuk ka ardhur nga Presidenti edhe në të kaluarën dhe as nuk do të vijë në të ardhmen, por ka ardhur nga përpjekjet e ditura të mazhorancës për të kapur sa më shumë pushtete në një mënyrë tërësisht jo demokratike.

    Po askush nuk mund t’i thotë Presidentit që në qoftëse mazhoranca kërkon një bashkëpunim për një çështje si e kjo e Kodit Penal,Presidenti mos bashkëpunojë. Në rast se Presidenti do të donte të bënte populistin në këtë situatë, mund ta bënte shumë thjeshtë, nuk kishte nevojë të bashkëpunonte siç këshillojnë njerëz të ndryshëm. Mund t’i kthente pas ato dënimeme 15 vjet burg dhe në mënyra tërësisht të paqarta që mund të cenonin çdo qytetar të Shqipërisë në mënyrë të padrejtë, ata përsëri do t’i miratonin dhe atëherë çfarë do të fitonin qytetarët shqiptar nga kjo gjë?

    Do fitonin thjesht një ditë, dy ditë më shumë një shoë po themi të Presidentit e tjetra do ishte një spekulim me këtë situatë dhe Presidenti nuk do të bënte detyrën që do t’i duhej të bënte në raport me vendin dhe me qytetarët.

    Pyetje: Zoti Meta me daljen nga kjo situatë nga koronavirusi, do t’i riktheheshit përsëri me Kushtetutën në dorë popullit dhe me replika mazhorancës?
    Presidenti Meta: Unë rri çdo ditë me Kushtetutën në dorë, por Kushtetuta imponon edhe qasje të ndryshme në rrethana të ndryshme dhe askush nuk mund të thotë që jemi në një situatë normale ku dhe diferencat e ndryshme mund t’i shprehim në një mënyrë si më përpara. Që nuk do të thotë që do të ndryshojmë po që do të thotë që do sillemi me përgjegjësin maksimale që mos e kontaminojmë më tej këtë atmosferë kur kemi të bëjmë me shëndetin e njerëzve, kemi të bëjmë me ekonomin e njerëzve, kemi të bëjm me problemet e tyre sociale dhe fokusin duhet ta mbajmë pikërisht këtu, pra sesi qeveria, sesi Presidenti, sesi institucionet e tjera, sesi opozita do të kontribuojnë për të rritur transparencën, efikasitetin në mbrojtjen e shëndetit qytetarëve shqiptarë. Por njëkohësisht edhe do të bëjnë më të mirën, që edhe këtë situatë ekonomike, financiare dhe sociale ta përballojnë në mënyrën më të drejtë edhe më të ndershme në mënyrë që shoqëria jonë pavarësisht nga kostot që do të ketë të mos humbasë solidariteti dhe optimizmin për të ardhmen.

    Është gjëja më e lehtë për të spekuluar në këtë situatë, për të kritikuar, për të amplifikuar, ashtu sikurse është shumë e pafalshme në veçanti për qeverinë apo për institucionet shtetërore që ta përdorin këtë pandemi, apo persona të caktuar për të spekuluar, për të përfituar në mënyrë të parregullt, për të përfituar në mënyrë të paligjshme. E theksoj dhe një herë vetëm transparenca e rrit frymën bashkëpunimit dhe frymën konsensusit mbarëshoqëror, që na duhet në këto momente.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here