Më shum

    Në 24 orët e fundit prangosen 7 persona për vepra të ndryshme penale

    Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

    Në pranga është vënë edhe një shtetase me inicialet  A. H., 28 vjeçe, e shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

    “Është arrestuar shtetasi A. K., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” pasi në rrugën “Bulevardi Blu”, ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijën e mitur të bashkëjetueses së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëvePo ashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. XH., 36 vjeç, sepse në rrugën “Isuf Banka”, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi , iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 47 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 karikator automatiku (bosh dhe pa sustë), një dorezë metalike, si dhe 1 kuti kartoni me pajisje për pastrimin e armëve të zjarrit” njofton policia.

    Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit e mëposhtëm:

    E. K., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan shtatë doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 3 tableta metadon;

    XH. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa;

    M. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa;

    U arrestua në flagrancë shtetasi N. H., 55 vjeç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vepra të turpshme në familje”, sepse në mënyrë të përsëritur dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe ndaj fëmijëve të saj të mitur.

    Ndërkohë, policia Vorë ka arrestuar shtetasin G. V., 36 vjeç, sepse në rrugën “Unaza”, në parkimin e Bashkisë Vorë, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit M. S., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Latest news

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN E SHQIPTARËVE...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here