Neglizhencë pas lehtësirave, banorët e bashkive të gjelbra shkelin udhëzimet anti-Covid

Lehtësimi i masave kundër koronavirusit po shoqërohet me neglizhencë nga qytetarët në të ashtuquajturat bashki të gjelbra.


Pa pasur nevojë për autorizime, banorët kishin dalë në rrugë e parqe të shkujdesur.


Pa maska e doreza, disa dorë për dore e të tjerë në grupe, rregullat anti-Covid u shkelën mavisisht.

Në Elbasan këtë të hënë qytetarët menduan të gëzojnë lirinë, në kurriz të sigurisë.

Patosi është një tjetër bashki e gjelbër.

Nga Patosi ishte pacienti i parë me Covid në qarkun e Fierit por prej më një muaji qyteti nuk ka shënuar asnjë rast të ri.

Dhe banorët janë më të qetë.

Por për kryebashkiaken, Rajmonda Baliliaj, çelësi për të menaxhuar këtë situatë të re është përgjegjshmëria institucionale e qytetare.

Shkodra, Kurbini, Kruja, Durrësi, Tirana e Fieri janë 6 bashkitë e ashtuquajtura të kuqe për shkak të numrit të të prekurve aktivë me koronavirus./ Ora

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *