Më shum

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësi
    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Nga : Kadri Malka

    Në të vërtetë, autori u identifikua që në çastin e pare të ngjarjes, me emër dhe mbiemër, quhet Shpëtim Dogjani, kurse më pas u tha që nuk ishte ai autori. Deri më tani çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nga Gjykata e Apelit, por sërish është rikthyer në Prokurori për hetime të mëtejshme. Ndaj lutemi që organet e Drejtësisë dhe SPAK ta shohin këtë ngjarje me objektivitet dhe fajtori të ndëshkohet sipas ligjit. Si është e vërteta po e rrëfej më poshtë, bazuar mbi dokumentet zyrtare që hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

    Drejtuesi i mjetit në gjendje të alkoolizuar

    Pasditen e 25 tetorit 2017, nipi im, 5-vjeç e 7 muaj, i quajtur Ergi Malka bashkë me motrën e vet, pak më të rritur, me origjinë nga Korça, banues në “Kombinat” të Tiranës, dolën nga shtëpia, por ndërsa e motra (mbesa ime), mbeti në anë të rrugës “Llazi Miho”, Ergi nuk mundi të kapërcente dot në anën tjetër të udhës, pasi një automjet i mori jetën përfundimisht. Sipas Organit të Policisë Tiranë, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 17.07 minuta, (në këtë orë ishte vënë në dijeni Salla Operative e Drejtorisë Vendore Tiranë). Gjithë dyshimet për ngjarjen tragjike ranë mbi shtetasin Shpëtim Dogjani, drejtues i automjetit tip “Mercedes-Benz”, furgon , me targa TR 9325G, i cili kishte qenë nën ekefktet e alkoolit, e vërtetuar kjo edhe nga dy testet e kryera për këtë qëllim. Më konkretisht në procesverbalin e Policisë Gjyqësore të datës 25.10.2017, thuhet: “I dyshuari Shpëtim Dogjoni ka kryer testin lidhur me përdorimin e alkoolit. Nga testi i kryer dy herë ka rezultuar se i dyshuari Shpëtim Dogjoni është gjetur në gjendje të alkoolizuar në masën 0.43 mg/l në testin e kryer në orën 17:56.56 dhe 0,41 mg/l në testin e kryer në orën 18:04:14”.

    Drejtuesi i mjetit, Dogjoni, u arrestua

    Gjithashtu, që në caktimin e masës së sigurimit për shtetasin Shpëtim Dogjani, u arrit në konkluzionin se i arrestuari nuk kishte zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Më konkretisht: kishte shkelur nenin 138 të Kodit Rrugor pasi nuk ishte sjellë në mënyrën e duhur që të mos paraqeste rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës; kishte drejtuar automjetin nën efektet e alkoolit, që do të thotë drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt, pa treguar vigjilencën e duhur ndaj lëvizjes në rrugë të një fëmije të mitur, të pashoqëruar nga persona madhorë; kishte shkelur nenin 141 të Kodit Rrugor pasi nuk kishte mbajtur pozicionin e duhur në karexhatë, sepse nuk kishte qenë në krahun e djathtë të saj, por në të majtin; po kështu, konsumimi i alkoolit përbënte shkelje të nenit 184; gjithashtu, kishte shkelur nenin 189/3 të Kodit Rrugor, pasi drejtuesi i mjetit duhet të ndalojë, të shmangë situatat e rrezikshme kur vëren veprime të gabuara apo të ngathta të fëmijëve. Të gjitha këto çuan në vdekjen e fëmijës. Sipas ekspertit ligjor, i mituri që nuk i kishte mbushur ende 6 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të marra nga automjeti i drejtuar prej drejtuesit të mjetit Shpëtim Dogjani.

    I mituri u gjet poshtë furgonit të Dogjanit

    Pra, automjeti u gjet i pozicionuar jo plotësisht brenda korsisë së lëvizjes, pasi akset e krahut të djathtë të drejtimit të lëvizjes kishin shkelur vijat e ndërprera që ndajnë korsinë nga njera-tjetra. Në vendngjarje u konstatua një vijë gjaku e cila ndodhej afërsisht te aksi i gomës mbrapa (goma dopio) e krahut të majtë të drejtimit të lëvizjes. Pjesa e brendshme e gomës së pasme i kishte kapur fëmijës përgjithësisht flokët së bashku me lëkurën e kafkës së kokës duke ia shqyer nga kafka kockore. Shqyerja kishte shkuar deri në këputjen e veshit. Kjo pjesë e lëkurës u gjet e ngjitur në asfalt nga e djathta në të majtë në formën e hijes së kokës. Kjo ishte arsyeja pse kishte filluar rrjedhja e gjakut në rrugë. Nga këqyrja e kufomës nuk ishin gjetur dëmtime të tjera masive kockore të kafkës së kokës, të pjesëve të kraharorit, të barkut apo të gjymtyrëve etj, veçse dërmishje të ndryshme nga qafa deri koka, por fëmija kishte humbur jetën përgjithmonë. Shqyerja e lëkurës prej kafkës ishte e përmasave 18 x 3 cm, përfshi këtu edhe këputjen e veshit të majtë. Për fëmijën duhet të ketë qenë një tmerr i vërtetë, ndërsa për ne familjarët e tij. tmerri vijon edhe sot e kësaj dite sepse nuk po gjejmë dot drejtësi.

    Pozicioni i trupit të viktimës i papërcaktuar

    Sipas dokumentacionit të Policisë Gjyqësore, pozicioni i viktimës në vendngjarje, nuk është i përcaktuar. Pse ka ndodhur kështu ,shpjegime nuk janë dhënë, por në tërësinë e fakteve të renditura, mes të tjerash, thuhet: “I pandehuri i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit”. Pyetjet që lindin janë këto: A duhej ta bënte këtë gjë drejtuesi i mjetit, kur fëmija ndodhej i bllokuar poshtë furgonit dhe flokët i kishte të kapura nga goma e pasme e brendshme e krahut të majtë të automjetit? A kishte i pandehuri njohuri të dhënies së ndihmës së shpejtë? Përse nuk kërkoi ndihmën e shërbimit të urgjencës, por veproi vetë? Si e nxori fëmijën nga poshtë makinës, duke e tërhqur zvarrë? A mund të jetë ai shkaktari i vdekjes së fëmijës nga tentative për ta nxjerrë nga poshtë furgonit. Nëse ka lëvizur makinën, a nuk është kjo një tentativë për prishjen e provave? Nëse u ofrua ndihmë, pas sa kohe mbërriti viktima në spital? Për pyetjet e mësipërme kërkojmë përgjigje nga Policia Gjyqësore dhe Prokuroria.

    Dëshmitarja e ngjarjes e pavërtetë apo e pasaktë

    Një pikë tjetër e errët e hetimeve të kryera është edhe dëshmitarja e quajtur Jolanda Lati, e cila në lidhje me tentativën e fëmijës për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, deklaron se, sapo kishte zbritur nga autobuzi dhe kalonte nga ana e “Credis Bank” duke vënë re se nga ana e zgarës Korçare një fëmijë i vogël ishte futur për të kaluara karexhatën me shpejtësi nga krahu i zgarës Korçare drejt trotuarit tjetër, dhe duke qenë në mes të kësaj pjese të karexhatës kanë qenë duke kaluar edhe mjetet, ku disa qendruan, kurse një mjet i bardhë, sipas saj, në sensin e lëvizjes nga Vaqarri për në “Misto Mame” pati kontakt me fëmijën pasi ai ishte afruar mesit të karexhatës, duke bërë që fëmija të humbte kontrollin, të pengohej dhe u fut poshtë mjetit furgon para gomës së pasme duke i kaluar goma e pasme përsipër. Më pas deklaruesja thotë se mjetit të bardhë nuk ia mban mend targën dhe çfarë tipi, por që pasi pati atë kontakt me fëmijën nuk qëndroi dhe u largua në drejtim të “Misto Mames”. (Deklarata e mësipërme është nxjerrë nga materialet hetimore)

    Sa e vërtetë është deklarata e zonjës?

    Mirëpo aty ku shprehet se rrota e automjetit i kaloi sipër, nuk rezulton të jetë e vërtetë, sepse në trupin e viktimës nuk u gjet asnjë dëmtim i tillë (si kalimi i rrotës sipër). Pra, nëse dëshmitarja nuk është e saktë në tërësinë e deklaratës së saj, atëherë ajo nuk mund të merret as si e vërtetë dhe as si e rremë, por deklarata e saj, mund të merret si ndihmesë për organet e hetimit për ta saktësuar atë, sepse nëse nuk ka patur kamera në vendin e ngjarjes, mund të ketë patur më poshtë ose më sipër vendit ku ndodhi aksidenti, madje znj Lati ka dhënë edhe drejtimin e lëvizjes së automjetit që goditi fëmijën, gjë që mund të çojë në saktësinë ose pasaktësinë e deklaratës së saj. Po kështu edhe Gjykata e Apelit, duke e konsideruar të rëndësishëm identifikimin e automjetit, çmon se organi i Prokurorisë duhet të kryejë një hetim më të hollësishëm për arritjen e qëllimit (zbardhjen e ngjarjes). Megjithatë ka shumë mundësi që znj. Lati të kete qenë duke folur për furgonin e të dyshuarit Shpëtim Dogjani dhe jo të një furgoni tjetër, sepse gjithçka që tregon ajo ka ndodhur te furgoni i tij, por për shkak të mjeteve të grumbulluar atë çast në vendngjarje, sepse shumë mjete qëndruan, zonjës Lati do t’i jetë dukur sikur “furgoni i aksidentit” është larguar drejt “Misto Mames”, pasi edhe furgoni i Dogjanit, edhe furgoni që ajo ka parë duke u larguar janë të bardhë. Madje nuk mund të thuhet se kjo deklaratë e saj nuk ndikoi edhe te ekspertiza.

    Drejtuesi i mjetit nuk frenoi në kohë, ishte nën efektin e alkoolit

    Ndër të tjera Policia Gjyqësore me procesverbal të datës 25.10.2017, ka kryer testin e të dyshuarit Shpëtim Dogjoni, lidhur me përdorimin e alkoolit. Nga testi i kryer dy herë rezultoi se i dyshuari ishte gjetur në gjendje të alkoolizuar në masën 0.43 mg/l në testin e kryer në orën 17:56.56 dhe 0,41 mg/l në testin e kryer në orën 18:04:14 të datës 25.10.2017. Testi u krye me alkoolmatës të llojit “Drager”, por edhe pse aksidenti rrugor qe me pasojë vdekjen e një të mituri 5 vjeç e 7 muaj, të dyshuarit nuk iu mor mostër gjaku për t’iu nënshtruar ekspertimit toksikologjik të tij, gjë që veprime të tilla lënë shumë për të dëshiruar. Nëse shoferi nuk do të ishte nën efektin e alkoolit atëherë ai do të kishte qenë më i vëmendshëm ndaj fëmijës që po përpiqej të kalonte rrugën, ashtu siç vepruan drejtuesit e tjerë të mjeteve që ndaluan mjtet e tyre. Pavëmendshmëria e të dyshuarit, duket edhe te frenimi i menjëhershëm i automjeti i tij, pasi mbi asfalt ka lënë gjurmë frenimi prej 1,9 metrash, që do të thotë se pikërisht në këtë kohë fëmija ka mbetur poshtë automjetit, gjë që e bën të pabesueshme ekspertizën ku pohon se drejtuesi i mjetit udhëtonte me një shpejtësi prej 18.4 km/orë

    Grupi i ekspertëve fajsoi të miturin

    Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë iu paraqitën dy ekspertiza: e para me nr. 1593, dt.30.10.2017, e dyta e kryer nga një grup ekspertësh, të cilët arritën në përfundimin se nga ana e drejtuesit të mjetit, Shpëtim Dogjani janë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor: neni 184 pika 1 dhe 2 të ligjit 8378, datë 22.07.1998, ndërsa nga ekspertiza e dytë e kryer nga një grup ekspertësh, konstatoi shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor edhe nga ana e fëmijës 5 vjeç e 7 muaj, madje duke i cilësuar ato si shkak determinant për aksidentin automobilistik me pasojë vdekjen e fëmijës, kur nuk mund të fajsohet kurrsesi një i mitur, pasi përgjegjësia për fëmijët fillon në moshën 14 vjeç, ndaj shkeljet nga ana e fëmijës, nuk mund të shkarkojnë nga përgjegjësia drejtuesin e mjetit në fjalë. Megjithatë edhe ekspertiza e dytë, nuk përjashtoi shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i mjetit Dogjani.

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor, nënverësoi efektet e alkoolit

    Kurse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi analizoi gjatë e gjerë kushtet që duhet të plotësojë një përdorues mjeti për të qenë para veprës penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, arriti në konkluzionin se drejtuesi i mjetit nga testi i kryer rezultoi me koeficent përdorim alkooli në masën 0.43, kur bazuar në aktet nënligjore për t’u quajtur i dehur duhet të jetë në koeficentin mbi 0.5. me këtë arsye gjykata vendosi pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Shpëtim Dogjani për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

    Vendimet e Prokurorisë

    Organi i Prokurorisë, pasi regjistroi veprën penale të mësipërme, kryeu një sërë veprimesh proceduriale: këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen dhe ekspertimin e viktimës, këqyrjen dhe marrjen e provave, ekspertime të ndryshme, pyetje të personave që tregojnë rrethana të hetimit, korrespndencë me organin e policisë etj, dhe pasi i bëri të gjitha këto, doli me vendimin për pushimin e çështjes ndaj të pandehurin Shpëtim Dogjani për veprën penale të parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal dhe dërgimin e çështjes për gjykim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Pra, Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykim paraprak me kërkesë dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr 8820, viti 2017, në ngarkim të të pandehurit Shpëtim Dogjani për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe pushimin e çështjes penale ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Pra në gjithë panoramën e ngjarjes dukët sikur të gjitha fajet i ka ika fëmija dhe askush tjetër.

    Presion nga Prokuroria

    Prokurori i çështjes Isa Jata, duke parë tek ne familjarët e të miturit që humbi jetën në aksident, vendosmërinë për të mos u tërhequr nga përpjekjet tona për të zbuluar të vërtetën, nisi të na kërcënonte me arrestime për braktisje të fëmijës, (pretendime këto jo të vërteta nga ana e tij). Kërcënime të tilla nuk m’u bënë vetëm mua (gjyshit të të miturit, Kadri Malka), por edhe babait të fëmijës, Drini Malka. Gjithashtu, nga ana e Prokurorit na është thënë se janë gjetur pamje filmike në vendin e ngjarjes, po r në Gjykatë nuk është paraqitur asgjë e tillë, ndaj kërkojmë tw dimw si është e vërteta dhe cilat janë qëllimet e prokurorit Isa Jata, që kërkon të na mbajë nën presion. Gjithashtu kërcënime kam patur edhe nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala.

    Përfundimisht

    Çështja në fjalë u shqyrtua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nga Gjykata e Apelit, por kjo e fundit kërkoi hetime të mëtejshme, pasi çmoi si të rëndësishme gjetjen dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit furgon me ngjyrë të bardhë, që sipas dëshmisë së zonjës Lati, u largua nga vendi i ngjarjes, gjë për të cilën deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pse po bëhen më shumë se tre vjet nga vdekja aksidentale e të miturit Ergi Malka, ndaj po i drejtohem SPAK dhe organeve të tjera të Drejtësisë të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, e cila i mori jetën një fëmije të pafajshme, që nuk kishte mbushur as 6 vjeç.

    Latest news

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    Related news

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here