More

    Njihuni me smartfonët që ofrojnë eksperiencë më të mirë loje të Fortnite sesa një konsolë

    - reklamë -

    Kompania e njohur për prodhimin e smartfonëve flagshipë me kosto të ulët të cilët shkëlqejnë në performancë OnePlus ka nisur një bashkëpunim me Epic Games për të përshtatur lojën Fortnite me ekranet me frekuencë 90Hz.

    Konkretisht loja do të mund të luhet në 90Hz në modelet e fundit OnePlus 8 dhe 8 Pro por do të ketë një kosto. Cilësia e grafikave do të reduktohet duke ruajtur rezolucionin.

    Praktikisht i bie që smartfonët të kenë një avantazh edhe ndaj konsolave si PS4 Pro dhe Xbox One X të cilët nuk kalojnë dot mbi 60fps pavarësisht asaj çfarë hardueri i tyre është i aftë të bëjë.

    Pjesa më e madhe e njerëzve që luajnë sot, luajnë përmes smartfonit të tyre falë revolucionit mobil që ka vënë botën para.

    Kështu në rastin e OnePlus, përdoruesit e këtyre smartfonëve nuk do të kenë më arsye të blejnë një kompjuter gaming për të luajtur dhe përjetuar eksperiencën më të mirë që Fortnite ofron. /PCWorld Albanian

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here