Categories: Teknologji

Njihuni me versionin e Galaxy S20 që Samsung ka ndërtuar për ushtrinë Amerikane

Samsung ka ndërtuar një version të Galaxy S20 për tu përdorur në kushte të vështira, por që nuk keni për të pasur mundësi për të blerë një të tillë.

Kompania prezantoi Galaxy S20 Tactical Edition dhe siç sugjeron emri, është dizajnuar sipas kërkesës së ushtrisë Amerikane dhe qeverisë federale.

Ka dy niveleve enkriptimi për të ruajtur të dhënat më sekrete dhe lidhet me sistemet radio të ushtrisë.

Telefoni ka një modalitet i cili fik LTE dhe bllokon çdo valë radio të arrijë telefonin në rast se ekziston frika e përgjimit.

Ekrani i tij ka madhësi prej 6.2-inç 1440p. Vjen me procesor Snapdragon 865, 12GB RAM, 128GB memorie të brendshme dhe bateri 4,000 mAh.

Samsung e prezantoi telefonin në një kasë e cila duhet të rezistojë rënieve dhe goditjeve, por vetë kompania nuk e përmend diçka të tillë.

Telefoni del në shitje në tre mujorin e tretë të 2020. /PCWorld Albanian

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago