Categories: Shëndeti

Nuk hani mëngjes, ja nga çfarë rrezikoheni

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Sipas tij, njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 6550 personave nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Autorët e studimit nënvizuan faktin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një vakt i shëndetshëm që në fillim të ditës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve.

Çfarë e bën mëngjesin kaq të rëndësishëm?

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit. Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës. Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës. Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore. Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si: diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha.

Fillimi i mbarë, gjysma e punës

Gjatë natës, trupi pushon e megjithatë ka nevojë për kalori dhe energji për të stimuluar shumë procese që na japin jetë, siç janë rrahjet e zemrës. Në mungesë të ushqimit natën, trupi merr energjinë nga depozitat e ndryshme duke shteruar shumë prej tyre. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ushqeheni mirë e shëndetshëm që në mëngjes. Dita duhet të nisë mirë, me një vakt të bollshëm me vezë, avokado, kos dhe fruta pylli. Këto ushqime do ju mbajnë të ngopur, do ju japin shumë energji por do ju mbrojnë edhe zemrën.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago