More

    Nuk i jepet paga e luftës, punëtorët e fasonerisë marsh nga Kuçova në Berat

    150 punonjës të fasonerisë Edjana marshuan sot me këmbë nga Kuçova drejt Beratit tek drejtoria e Tatimeve për të kërkuar llogari, pse nuk u është kaluar paga, në një kohë kur puna ka qenë e pezulluar. Ato tregojnë se janë punonjësve prej 13 vitesh në këtë ndërmarrja çantash, ndërkohë që janë lënë në mëshirë të fatit, pa marrë asnjë pagesë.


    Ato tregojnë se janë punonjësve prej 13 vitesh në këtë ndërmarrja çantash, ndërkohë që janë lënë në mëshirë të fatit, pa marrë asnjë pagesë. Për shkak se Berati është pjesë e zonave të gjelbra, dhe lëvizja e qytetarëve në mëngjes, përveç pensionistëve është e ndaluar, policia ka shoqëruar dy prej punonjësve të kësaj fasonerie.


    “Na ka marrë policia dy çuna brenda, donin që të na merrnin edhe neve, si do ia bëjmë ne, me çfarë ti paguajmë ujin dhe dritat, jemi me njerëz të sëmurë në shtëpi. Jemi nisur që në orën 5 të mëngjesit nga Kuçova, me këmbë. Nuk kemi marrë asnjë muaj pagë lufte”, shprehet një prej punonjësve, ndërkohë që deklarojnë se do të vinë çdo ditë në këmbë drejt Beratit, derisa kërkesa e tyre të plotësohet.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here