More

    ‘Nuk ka festë në Ditën e Verës’, Kryebashkiaku i Elbasanit: Qytetarët të mos dalin, policia do të jetë në rrugë

    Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gletjan Llatja ka sqaruar për të gjithë banorët e shqetësuar për grumbullimet e mundshme, por dhe vetë atyre që mendonin se nesër mund të festonin Ditën e Verës, që kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Pavarësisht se Dita e Verës është një festë tradicionale në Elbasan, ku njerëzit mblidhen nga të gjitha vendet për të festuar, kjo nuk do të ndodh këtë vit dhe fajtor është koronavirusi.

    Në një lidhje live në emisionin “Pa Protokoll” Llatja theksoi se Elbasani që nga dita e sotme ka shmangur grumbullimet dhe qarkullimin e mjeteve ku janë vendosur disa patrulla në akset kryesore ku nuk lejohen as hyrje dhe as daljet e makinave pa një autorizim përkatës. Ai u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe paralajmëroi se grumbullimet nuk do të lejohen. Ndërsa në lidhje me lokalet dhe restorantet, ai tha se është dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha.

    “Elbasanasi është i përgatitur për festë, por që nuk ka për të ndodhur për shkak të koronavirusit dhe masave që janë marrë. Elbasani është i mbyllur prej sot ka qenë një ditë e qetë. Në akset kryesore ka postblloqe dhe forca ushtarake për bllokimin e të gjitha rrugëve dhe mjeteve. Janë marrë masat edhe për mbylljen e ambienteve publike, lokale e restorante dhe janë marrë masa për shmangien e grumbullime. Situata është në kontroll dhe nuk do ë ketë grumbullime, kemi bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi”, tha Llatja.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu