More

    Olimpiada e Tokios rrezikon të mos organizohet

    Nuk do të ketë një shtyrje të dytë dhe Lojërat Olimpike të Tokios do të anulohen tërësisht nëse epidemia e koronavirusit, që ka shpërthyer në shkallë globale, nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti i Komitetit Organizator të “Tokio 2020”, Joshiro Mori. Edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike ishte parashikuar të mbahej në verën e këtij viti, por u shtynë për një vit për shkaku të kësaj epidemie dhe tanimë janë parashikuar që të nisin më 23 korrik të 2021-shit. Por tanimë është zyrtari japonez, Mori, ai që ka sqaruar se nuk do të ketë shtyrje të mëtejshme. I pyetur nga e përditshmja sportive japoneze “Nikan Sports” nëse mund të bëhet shtyrje tjetër, në rast se është e nevojshme, Mori është përgjigjur shkurt: “Jo. Në atë rast do të anulohen tërësisht”. Ai ka thënë se pritet që epidemia e “COVID-19”-ës të vihet nën kontroll deri atëherë dhe, nëse kjo ndodh, vetëm atëherë Lojërat do të organizohen paqësisht verën e ardhshme. Lojërat Olimpike janë anuluar vetëm në tri raste në të kaluarën, më 1916-ën, 1940-ën dhe 1944-ën, por të gjitha këto anulime ishin për shkak të Luftërave Botërore. Kjo e Tokios ishte e para shtyrje në histori në kohë paqeje e festivalit më të madh sportiv në planet. Ndërkohë, raportohet se shtyrja e Lojërave Olimpike për një vit raportohet se ka kosto miliardësh. Ekspertët mjekësorë kanë deklaruar më herët se do të jetë vështirë të organizohen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm në rast se nuk është zbuluar ndonjë vaksinë kundër koronavirusit deri atëherë.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here