More

    Omicron i “fut ethet” Britanisë së Madhe, vendi po shkon drejt “lockdown”

    Britania është në një nivel të ri infektimesh, për shkak të Omicron, në qarqet politike dhe shkencore po shtohet presioni ndaj qeverisë për një lockdown të ri për dy javë për të ndërprerë ciklin e infektimeve.

    Numri një i Shëndetësisë në vend deklaron se qeveria do duhet të veprojë, pasi më pas do jetë shumë vonë, edhe pse kryeministri Johnson duket se po kundërshton këshillat e specialistëve përpara Krishtlindjeve, kjo edhe për shkak të revoltës së deputetëve të tij në parlament ndaj masave shtrënguese, të cilat u miratuan vetëm me mbështetjen e opozitës laburiste, e cila për Lockdown ende nuk është shprehur se ç’qëndrim do mbante.

    Rastet me Omicron pritet të shkojnë në dy milionë raste në ditë në periudhën e Vitit të Ri.

    Spekullimet në media flasin se frenat do përdoren pas 25 dhjetorit kur vendimi për lockdown do mund të njoftohet më 26 dhjetor.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu