Më shum

    OnePlus 8 Pro është flagshipi Android më i mirë që mund të blini sot

    Dy vite më parë ideja e një smartfoni OnePlus me çmim prej 900 dollarësh mund të jetë dukur e paimagjinueshme. Kompania ka ndërtuar reputacionin e një prodhuesi flagshipësh me çmime të përballueshme.

    Ishte një qasje inteligjente e cila i shërbeu kompanisë shumë mirë duke krijuar një emër në një treg të mbingopur.

    Por ndërsa tregu ka ndryshuar, edhe OnePlus gjithashtu. Një prej shenjave të cilat tregojnë rritjen e kompanisë në vitet e fundit është rritja e interesit për segmentin e lartë të smartfonëve.

    Evolucioni i OnePlus ka qenë i ngadaltë. Fillimisht kompania rimendoi qasjen ndaj teknologjive të fundit dhe vitin e kaluar prezantoi një nivel “Pro”.

    Ky i fundit u hapi rrugë shtrirjes në kategorinë premium të smartfonëve ndërsa të Marten kompania mbajti premtimin me prezantimin e OnePlus 8 dhe 8 Pro me çmime bazë prej 699 dhe 899 dollarë. Varianti Pro vjen në dy konfigurime: 8GB RAM dhe 128GB memorie si dhe 12GB RAM dhe 256GB memorie. Ky i fundit kushton 100 dollarë më tepër.

    Mund të mos duket ndryshim i madh krahasuar me telefonët super të kushtueshëm të Samsung dhe Apple por është një risi për kompaninë OnePlus e dhënë pas telefonëve buxhetorë.

    Me atë çmim keni për të marrë shumë.

    Së pari është 5G. OnePlus është kompania e cila vitet e fundit ka qenë ndër të parat në adoptimin e teknologjive të reja. Ekrani 6.78-inç ma panel QHD+ ka frekuencë 120Hz që mund të ulet në 60Hz për të kursyer bateri.

    Është një telefon i gjatë sepse ka një raport prej 19.8:9. Teknologjia HDR jep ngjyra më të forta ndërsa ngjyrat 10-bit rrisin saktësinë. Me pak fjalë është ndër ekranet më të mira që mund të gjeni sot në një smartfon duke rivalizuar edhe vetë Samsung që ka dominuar këtë hapësirë.

    Në pjesën e pasme fshihet një dizajn prej katër kamerash. Kamera kryesore është 48-megapiksel, kamera dytësore po 48-megapiksel me kënd super të gjerë, kamera e tretë është 8-megapiksel me zmadhim optik 3x dhe e fundit një kamër ngjyrash.

    Telefoni fuqizohet nga procesori më i fuqishëm sot në treg, Snapdragon 865 dhe ka një bateri 4,510 mAh që karikohet në 50% për gjysëm ore. Sistemi operativ i bazuar në Android OxygenOS sjell disa ndryshme vizuale si një “Dark Theme” të re.

    OnePlus 8 Pro është smartfoni OnePlus më i kushtueshëm prodhuar ndonjëherë nga kompania. Del në shitje më 29 Prill përmes faqes zyrtare të OnePlus, operatorëve celularë partnerë dhe Amazon. OnePlus 8 me çmim prej 699 dollarësh del në shitje po të njëjtën ditë. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here