Pamja e re e Facebook mbërrin tek të gjithë përdoruesit

Pas disa muajsh testime, ridizajnimi i Facebook është zyrtar. Prezantuar për herë të parë në konferencën F8 vitin e kaluar, qasja më minimaliste e Facebook për dizajnin në desktop ka filluar të lançohet në disa faza.

Në Mars kompania shtoi një opsion duke u dhënë mundësi përdoruesve të provojnë pamjen e re. Përdoruesit mund të ktheheshin tek pamja e vjetër dhe të linin përshtypjet e tyre për këtë vendim.

Këtë javë ridizajnimi do të bëhet zyrtare dhe derisa të vijë momenti të aplikohet tek profili juaj, ende keni mundësi të përditësoni manualisht.

Ndryshimi është i vështirë sidomos kur bëhet fjalë për ridizajnimin e një uebsajti shumë popullor. Edhe ridizajnimi më i mirë kërkon rishkrimin e trurit të përdoruesit për tu adaptuar.

Thjeshtësia është detaji më i dukshëm i kësaj pamjeje, një kërkesë e madhe për një platformë si Facebook që çdo ditë pasurohet me hapësira të reja.

Ridizajnimi merr nota nga aplikacioni mobil, hapet më shpejtë dhe më i lehtë për tu naviguar. Për shumë prej nesh lajmi më i madh është mbërritja e Dark Mode në desktop me Facebook që i bashkohet aplikacioneve të pafund që kanë adoptuar trendin e ri.

Në desktop Dark Mode ka përfitime të dukshme si shikueshmëri më të mirë dhe eksperiencë më cilësore në shikimin e videove.

Dhe së fundi përdoruesit mund të krijojnë më shpejtë grupe, faqe apo edhe reklama. Versioni i ri i pamjes ofron shikim papraprak për çdo gjë thuajse në mënyrë që të dini çfarë po publikoni.

Kompania kërkon vlerësime nga përdoruesit për pamjen e re e cila do të vijojë të përmirësohet. /PCWorld Albanian

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *