More

    Pas 20 vitesh zbulohet në Bylis vendndodhja e tempullit të Agustit

    Nga Leontina Nika

    Metodat e reja në kërkimet arkeologjike në qytetin antik Bylis dhanë rezultatet e parë. Pas 20 vitesh kërkime zbulohet vendodhja e tempullit të Agustit. Arkeolog Neritan Ceka, thotë se tempulli i shekullit të parë është i pozicionuar në pjesën jugore të altarit.

    “Ky është tempulli i Augustit në kohën e konolizimit të Bylisit, i takon fundit të shek.I.”, thotë Ceka.

    Krahas tempullit, sipas Cekës është zbuluar edhe një mbishkrim, si edhe një pjesë e shtatores së Augustit.

    “Fakti që kemi gjetur mbishkrimet jemi të sigurt që jemi në periudhën e tij. Kemi gjetur vetëm një pjesë të skulpturës së Augustit”, thotë ai.

    Pas sondazhit, pritet që në shtator të nis gërmimi i mirëfilltë arkeologjike në këtë zonë.

    Bylisi dhe Apollonia është edhe një kalim stafetash për familjen Ceka, fillimet e kërkimeve në këtë zonë nisin me Hasan Cekën, më pas i biri arkeologu i njohur Neritan Ceka dhe tashmë e bija Olgita Ceka.

    Zbulimet arkeologjike në qytetin antik të Bylisit kanë nxjerrë në dritë objekte të ndryshme, të cilat përbëjnë fondin e pasur të vlerave, që mbart ky qytet dhe njëkohësisht një terren mbikëqyrje për restauruesit shqiptar. /abcnews.al

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu