Më shum

    Pasi emëroi tre gjyqtarët e rinj, Gjykata e Lartë nis punën dhe shpall vendimet e para

    Gjykata e Lartë ka nis punën, ndërsa ka shpallur vendimet e para. Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

    Ashtu sikurse është vendosur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, nisur edhe nga masat e marra mbi zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore ne kushtet e Covid-19, trupa vlerësoi se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj., si edhe me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kolegji Administrativ ka filluar shqyrtimin e çështjeve dhe ne vendimmarrjen e tij, referuar Kushtetutës dhe kuadrit të ri ligjor që normon zhvillimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, orientohet drejt një kuptimi dhe zbatimi të drejtë të ligjit.

    Qëndrimet e mbajtura nga Kolegji Administrativ, konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore si:
    1. Shqyrtimi i dosjeve gjyqësore administrative për të cilat është ngritur çështja e përcaktimit të juridiksionit do të gjykohen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, mbi bazën e dokumenteve, nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë.

    Referojuni vendimit. Klikoni këtu.
    2. Kërkesat e paraqitura nga palët për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore duhet të përmbajnë domosdoshmërish disa kushte, të cilat kanë të bëjnë me argumentimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm të lidhjes mes interesit të ligshëm që synohet të mbrohet dhe cenimit të këtij ineteresi nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo ekzekutimimi i vendimit të gjykatës më të ulët.
    Referojuni vendimit. Klikoni këtu
    3. Fillimi i aplikimit të dispozitave procedurale që përcaktojnë vendosjen e gjobave si sanksion ndaj palëve që paraqesin në Gjykatë rekurse haptazi abuzive, sipas pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurës Civile. Sanksionet janë zbatuar ose ndaj palëve, subjekte privat apo publikë, ose ndaj avokatëve apo përfaqësuesve të palëve.
    Gjykata e Lartë do të publikojë në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare të saj, të gjitha vendimet e marra në dhomë këshillimi.

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here